VIDEO/ Vllaznia mëson kundërshtarin, derbi i Veriut në finalen e “play-out”

Besëlidhja dhe Pogradeci zhvilluan një ndeshje spektakolare mes tyre në “Elbasan Arena”. Finalja e “play-off” të Kategorisë së Parë, u fitua 3-2 nga ekipi lezhian, që do të përballet me Vllazninë për një vend në Superiore.

Rustemaj kaloi ekipin e Plorit në avantazh në minutën e 13-të, por liqenorët reaguan dhe barazuan ndeshjen një minutë përpara fundit të pjesës së parë, me autor Alillarin. Pogradeci i nisi shumë mirë edhe 45 minutat e dyta.

Topllari i dhuroi avantazhin e përkohshëm ekipit juglindor në minutën e 49-të, por Besëlidhja riktheu baraspeshën në mesin e pjesës së dytë me anë të Moqit. Kur priteshin shtesat, erdhi një gafë e pafalshme.

Portieri dhe një mbrojtës i Pogradecit, nuk u kuptuan mes tyre dhe aty përfitoi Dimitrije Cokic, i cili i dhuroi suksesin e madh lezhianëve, që tashmë do të tentojnë të mposhtin edhe Vllazninë në derbin e Veriut. /abcnews.al

Kategoria e Parë/ Finalja “play-out”
Besëlidhja-Pogradeci 3-2
(Rustemaj 13′, Moqi 67′, Cokic 90+3′ / Alillari 44′, Topllari 49′)

 

SHKARKO APP