VIDEO/ Vllaznia shpërdoron avantazhin, mposhtet sërish në Ligën Ballkanike
Vllaznia e ka mbyllur me humbje takimin e 8 të vlefshëm për grupet e Ligës ballkanike në basketboll për meshkuj.
Shkodranët fituan minimalisht dy periodat e para, për të udhëhequr 41-36 ndaj Rahovecit.
Megjithatë, lodhja dhe euforia e tifozëve vendas bëri që ekipi kosovar të merrte frenat e lojës dhe ta mbyllte në avantazhin e saj. Shifrat finale ishin 78-73 dhe Vllaznia koleksionon kështu humbjen e 7-të në grupi.
Fitore që i lë praktikisht jashtë garës për të vijuar eksperiencën në Ligën Ballkanike, ku pas 7 javësh numërojnë 8 pikë, një më pak se Rahoveci e Ibar dhe 3 nga Peja që ka siguruar kualifikimin.