VIDEO/ Vojvoda si Roberto Carlos, mbrojtësi dardan gjen golin e parë sezonal

Mërgim Vojvoda ka gjetur golin e parë sezonal. Mbrojtësi dardan ka shënuar golin e barazimit për Standart Liege në ndeshjene fituar 2-1 kundër Oostendes së Sidrit Gurit.

24-vjeçari është një titullar fiks i Standardit dhe ka barazuar shifrat në minutën e 80-të. Mbrojtësi i djathtë nisi vetë aksionin, kombinoi me Carcela-Gonzales dhe lëshoi një diagonale të bukur me të jashtmen.

Topi në rrjetë dhe festë në stadium. Guri e nisi ndeshjen nga stoli për ekipin mik, teksa është futur në lojë në minutën e 56-të. Katër minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?