Vijnë armenët, “të heshtur” para ndeshjes me Shqipërinë

Përfaqësuesja e Armenisë zbarkoi në Aeroportin “Nënë Tereza”  të Rinasit sot  rreth orës 15:45 me një avion Charter i nisur nga kryeqyteti Jerevan. Mesfushori i Borussias së Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan ishte ndër të parët që doli nga dyert e aeroportit, por nuk pranoi t’i përgjigjej interesit të medieve rreth ndeshjes eliminatore me Shqipërinë. Futbollisti 26-vjeçar si dhe gjithë pjesëtarët e tjerët të Kombëtares Armene i qëndruan urdhrit të oficerit të sigurisë për të mos komunikuar me mediat, përveçse në konferencën për shtyp të programuar një ditë para takimit. Kombëtarja e Armenisë u nis menjëherë drejt Hotel “Sheraton” në Tiranë, ku do të jetë e akomoduar deri të dielën, për t’u kthyer pas ndeshjes, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djelë drejt aeroportit të Rinasit.  Seancën e vetme stërvitore në tokën Shqiptare formacioni i drejtuar nga zvicerani Bernard Chalandes do ta zhvillojë nesër në Elbasan, në ora 16:30, ndërsa para saj, trajneri zviceran do të dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjesh Gjatë 15 minutave të para të stërvitjes do të lejohet edhe prania e mediave, më pas përgatitjet e Arminisë do të vijojnë me dyer të mbyllura. Kuqezinjtë prej një jave qëndrojnë në Durrës, ndërsa përballja mes dy ekipeve përfaqësuese, do të luhet të djelën në mbrëmjje, ora 18.000, në “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?