Vijon dhe sonte spektakli i Champions League/ Mbappe kundër Barcelonës, Atletico sfidon Dortmundin

Pas 10 golave në mbrëmjen e parë, Champions League vijon sonte me dy ndeshje të tjera që premton spektakël. Të gjithë sytë do të jenë në Parc des Princes, ku PSG do të përballet me Barcelonën, në atë që mund të jetë “El Clasico” e parë për Kylian Mbappe, i cili është gati për t’u transferuar te Real Madrid në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez është ylli i madh i një ndeshjeje që e vë përballë një sulmuesi tjetër të madh, ndonëse në një fazë në rënie, si Robert Lewandowski.

Por do të jetë gjithashtu një sfidë me të kaluarën e tij për Luis Enrique, i cili e gjen veten përsëri në Barcelonë. Me pak fjalë, një ndeshje plot kuptim mes së ardhmes dhe të shkuarës së futbollit spanjoll, ndërkohë që është një “portë” për kalimin në gjysmëfinale. Në letër, Parisi duket se ka një avantazh të vogël, por kur bëhet fjalë për këtë pikë në Champions League, nuk ka ndeshje ku bëhen parashikim.

Spektakël pritet edhe në Civitas Metropolitano mes Atletico Madridit dhe Borussia Dortmundit. Të dyja skuadrat  nuk po kalojnë një sezon të mirë dhe synojnë që të lënë gjurmë në Evropë. Pikërisht për këtë arsye, çerekfinalja më pak fisnike e shortit mund të ofrojë ekuilibër dhe emocione. Pa yje të nivelit absolut, spanjollët dhe gjermanët do të bazojnë gjithçka tek kolektivi dhe dëshira për të vazhduar ëndrrën. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "QUARTER-FINALS FINALS WEDNESDAY FIXTURES VS BVB 09 ESTADIO METROPOLITANO PARIS R/ A R BAI FERMA VS HIII FCB PARC PARCDESPRINCES DES PRINCES"

SHKARKO APP