Vinicius Junior ka vendosur të largohet nga Real Madridi, s’ka rinovim

Marrëdhënia mes Real Madridit dhe Vinicius Junior po hyn në një fazë delikate. Sipas The Athletic, ylli brazilian nuk po kalon një formë të mirë dhe më shumë është përfolur për konfliktet me trajnerin Xabi Alonso sesa për paraqitjet në fushë. Mospajtimet me teknikun spanjoll kanë komplikuar situatën dhe kanë çuar në një hap drastik nga ana e futbollistit.

Burimet raportojnë se Vinicius Junior i ka komunikuar presidentit Florentino Perez se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e lojtarit skadon në qershor 2027, çka e vendos klubin në një pozitë të vështirë.

Duke qenë se në fund të këtij sezoni Vinicius do të ketë vetëm një vit kontratë, Realit do t’i duhet të zgjedhë mes dy skenarëve:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Ta shesë lojtarin në verën e vitit 2026, për të mos humbur një nga asetet më të vlefshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Të mbajë rrezikun, me mundësinë që Vinicius të largohet falas në janar 2027, kur mund të nënshkruajë me çdo klub si lojtar i lirë.

Në një moment ku projekti i Real Madridit është në transformim dhe konkurrenca për yje të rinj është e madhe, çështja “Vinicius” mund të kthehet në një nga dosjet më të ndërlikuara në merkaton e ardhshme. Klubi dhe lojtari duken larg një marrëveshjeje, ndërsa tensioni me trajnerin vetëm sa e thellon krizën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?