Vitali Klitschko: Vladimiri do ta mundi me nokaut Joshuan

Tre herë kampioni i botës në peshat e rënda, Vitali Klitschko, ka parashikuar fitore të vëllait të tij, Wladimirit, në meçin e shekullit ndaj Anthony Joshua.

Wladimir Klitschko do të kërkojë të rikthehet në majat e boksit në meçin që zhvillohet ditën e shtunë duke filluar nga ora 22:45 në stadiumin ‘Wembley’, ku për kundërshtar ka të pamposhturin Anthony Joshua, që në 18 meçe ka shënuar po kaq fitore, dhe atë të gjitha me nokaut.

“Nëse vëllai im është i fokusuar, Joshua nuk do të ketë asnjë mundësi. Pres që Wladimir të fitojë me nokaut”, ka deklaruar Vitali Klitschko, që ka qenë tre herë kampion bote në peshat e rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?