Viti 2014, IFFHS: Flamurtari, klubi më i mirë në Shqipëri

Me afrimin e sponsorëve turq, Flamurtari nisi një epokë të re sezonin e shkuar, duke hartuar një projekt për të ndërtuar një skuadër kampione, por dështoi ende pa përfunduar pjesa e parë e garës. Flamurtari, megjithatë, konsiderohet ekipi më i mirë shqiptar i vitit që përfundoi. Sipas IFFHS , Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll, klubi më i mirë në Shqipëri për vitin 2014 është Flamurtari. IFFHS  publikoi klasifikimin e klubeve për vitin që lamë pas dhe nga ato shqiptare, Flamurtari  gjendej i pozicionuar më mirë, në vendin e 346 në botë, me 67 pikë. Fituese e Kupës së Shqipërisë në edicionin e kaluar, por që u eliminua në raundin e dytë turit para-eliminator të Europa League nga rumunët e Petrolul Ploestit, duke kaluar në raundin e parë përballë gjeorgjjianëve të Sioni Bolnis, vlonjatet kanë lënë pas nën-kampionët e Kukësit, që renditen në vend të 357-të në klasifikimin global me 66 pikë. Skënderbeu, ekipi kampion për herë të katërt radhazi në vitin 2014, vjen më pas ndër skuadrat shqiptare dhe pozicionohet në vendin e 369-të, në renditje, me 65 pikë. Tirana pozicionohej në vendin e 473-të, me 55 pikë, dhe Laçi ndodhej në vend të 483-të me 54 pikë. Vendin e parë në botë e mban Real Madrid, kampionët e Europës dhe Botës në fuqi për klube, me 381 pikë, duke lënë pas Bajern,me 381 pikë, në vend të dytë,  që kryesonte në vitin 2013. Në vendin e tretë gjendet Atletiko e Madridit dhe në të katërtin Barcelona.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?