Viti 2015 e gjen kryeqytetin pa stadium,Tirana e pret Apoloninë në Durrës

Siç ishte paralajmëruar, Tirana dhe Partizani, do t’i luajnë ndeshjet e para të pjesës së dytë të këtij sezoni në fushë asnjanëse.  Tirana do të luajë në “Niko Dovana” sfidën e parë të fazës së tretë ndaj Apolonisë. Lajmi konfirmohet nga klubi bardheblu, që bën të ditur se në pritje të rregullimit të fushës së stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe të stadiumit “Qemal Stafa”, Tirana ka vendosur të luajë në “Niko Dovana” të Durrësit, në sfidën e parë për këtë viti. Debutimi i Tiranës për pjesën e dytë të sezonit do të nisë kështu në një qytet tjetër,  edhe pse pritet që mbështetja nga tifozët e saj të mos mungojë në Durrës, ku pritet debutimi i blerjeve të reja me fanellën bardheblu.  Stadiumi “Niko Dovana” do të jetë mikpritësi i kryeqytetasve vetëm për javën e parë, pasi në të dytën Teuta do të luajë në shtëpi ndaj Vllaznisë. Në këtë mënyrë për sfidën ndaj Flamurtarit, Tirana duhet të mendojë një tjetër stadium për të zhvilluar ndeshjen dhe ndoshta do të jetë Kavaja. Tifozët bardheblu do të kenë mundësinë të shohin skuadrën e tyre në kryeqytet në javën e 22-të, në sfidën ndaj Elbasanit, pasi skuadra të ketë luajtur një javë më parë me Laçin në transfertë. Deri në fundjavën e 14 shkurtit, kur është e programuar sfida me Elbasanin, pritet që të dy stadiumet të kenë hapur dyert, me tapetin e blertë që do të jetë në kushtet ideale për zhvillimin e një ndeshje futbolli. Në javët e para Partizani do të luajë në transfertë, por me shumë gjasa edhe kjo skuadër do të zhvillojë një ndeshje në fushë asnjanëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?