Vizita në FSHF, Rama krah Infantino-s thumbon Dukën: Investimet janë rritur që kur iku PD-ja
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ndodhet në Tiranë, kjo me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të Federatës Shqiptare të Futbollit në institucionin e futbollit botëror, por edhe për shkak të inaugurimit të zyrave të reja të FSHF-së, pjesë e të cilës janë edhe fusha stërvitore.
Kryeministri Edi Rama, Infantino dhe presidenti i FSHF-së Armando Duka, u zhvendosën te ”Shtëpia e Futbollit” e ndërtuar te ish-kompleksi Dinamo. Presidenti i FIFA-s pa nga afër zyrat e reja dhe u njoh me historinë e Shqipërisë ndër vite, ku udhërrëfyes u bë Rama.
Thumbimet nuk munguan, ku Rama ngacmoi Dukën në lidhje me investimet në futboll. Teksa tregohej një tabelë me investimet në stadiumet shqiptare vihej re një rritje e konsiderueshme në kohën kur vendin e drejton Partia Socialiste.
Por Rama iu drejtua Infantinos duke thënë: “Shife këtë grafikë. Këto janë investimet në futboll të partisë (PD) që voton Duka, ndërsa këto janë në periudhën time”.