Vjen autobusi i ri luksoz, sa i kushtoi Skënderbeut?

 

Autobusi i ri i kampionëve, mbërrin.  Presidenti Ardjan Takaj kishte kohë që kishte premtuat se do të blinte një autobus luksi dhe tashmë e ka bërë realitet. Dje, në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” ka ardhur autobusi i premtuar, që do të përdoret për udhëtimet e skuadrës. Autobusi shumë komod, është model i vitit 2010. Përmasat e tij janë 32 vende, sepse hapësirat janë të mëdha. Shumë shpejt presidenti Ardjan Takaj do të bëjë të ditur edhe shumën, që ka shpenzuar për autobusin e ri. E vetmja gjë që ka mbetur është logoja e re, që do të stampohet dhe do të mbulojë autobusin e ri. Kjo gjë do të bëhet së shpejti, pasi porosia është bërë. Brenda 3-4 ditësh gjithçka do të jetë gati, por që dje ka filluar udhëtimin me futbollistët.

 Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet në Korçë për ndeshjen e radhës me Kukësin, dhe pritet që pas këtij takimi, në transfertën tjetër të udhëtojë me këtë autobus luksoz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Titujt kampionë, kalimi historik në fazën e grupeve të Europa League, duket se i kanë përmirësuar financat e klubit korçar, që tashmë nuk e ka problem të blejë një autobus ashtu si të klubeve europiane. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?