Vjen dëmtimi i radhës te Reali, edhe Marcelo dy javë jashtë fushave

Nuk ka paqe te Real Madrid, që humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Marcelon, i cili së fundmi ka pasur një problem muskulor në këmbën e majtë.

Los Blancos kanë dalë me një deklaratë për mediet, duke konfirmuar se gjendja e futbollistit do të monitorohet ditë pas ditë, por pritet të jetë jashtë fushave për të paktën dy javë.

Braziliani është në rrezik serioz për të munguar në ndeshjen e parë ndaj Atalantës, që do të luhet më 24 shkurt. Reali do të ketë edhe mungesa të tjera për ndeshjen ndaj bergamaskëve. Sergio Ramos, Hazard, Valverde dhe Rodrygo do të mungojnë me siguri, ndërkohë që Lucas Vazquez, Militao, Carvajal dhe Odriozola janë në dyshim. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP