Vjen largimi i parë nga Juventusi i Pirlos, mesfushori kryen vizitat mjekësore

Pas tri sezonesh, aventura e Blaise Matuidi te Juventusi është thuajse e mbyllur. Sipas “RMC Sport” mesfushori 33-vjeçar pritet të kryejë pasditen e sotme vizitat mjekësore në Francë, para se të zyrtarizojë largimin nga Juventusi dhe të firmosë kontratën me klubin e tij të ri.

Merr fund kështu aventura 3-vjeçare e Matuidi me fanellën e Juventusit, gjatë të cilës ka fituar tre tituj kampionë, një kupë Italia dhe një Superkupë Italie, ndërsa në 132 ndeshje ka shënuar edhe 8 gola.

Në këtë mënyrë skuadra bardhezi do të lehtësohet nga paga prej 3.5 milionë eurosh në sezon, teksa ka një kontratë deri në vitin 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?