Vlahovic gati t’i thotë “po” Juventusit për rinovimin, mbeten vetëm disa detaje

Sulmuesi serb Dusan Vlahovic është shumë pranë rikthimit në fushë pas një periudhe të gjatë jashtë për shkak dëmtimi. Futbollisti i Juventusiy ka munguar që nga muaji nëntor për shkak të një problemi në muskujt aduktorë, por tashmë po i afrohet momentit të rikthimit në ndeshje zyrtare.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, sfida kundër Udineses mund të jetë ndeshja ku sulmuesi do të rikthehet në dispozicion të bardhezinjve. Mungesa e tij është ndjerë te Juventusi, pasi deri në momentin e dëmtimit Vlahovic kishte qenë një nga pikat kryesore të sulmit, me 6 gola dhe 2 asistime në 17 paraqitje.

Ndërkohë, përveç rikthimit në fushë, në Torino po zhvillohet edhe një tjetër “ndeshje” e rëndësishme: ajo për rinovimin e kontratës së sulmuesit serb. Marrëveshja aktuale e lojtarit skadon në qershor dhe disa klube kanë shfaqur interes për ta marrë atë me parametër zero gjatë verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, te Juventusi ka gjithnjë e më shumë optimizëm se palët mund të arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrata e re pritet të mos jetë shumë afatgjatë. Flitet për një rinovim njëvjeçar, me mundësi zgjatjeje deri në dy sezone. Në të njëjtën kohë, pritet një rritje e pagës së sulmuesit, e cila mund të arrijë rreth 6 milionë euro në sezon dhe deri në 7 milionë euro duke përfshirë bonuset.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?