Vlahovic ka një kërkesë për Zhegrovën, ja si reagon ylli kosovar (VIDEO)

Një episod i veçantë dhe plot humor është regjistruar gjatë një seance stërvitore të Juventus, ku protagonistë ishin Edon Zhegrova dhe Dušan Vlahović.

Gjithçka nisi kur sulmuesi serb i kërkoi me shaka Zhegrovës të tregonte aftësitë e tij në stilin “freestyle”, duke sjellë pak “joga bonito” në stërvitje. Futbollisti kosovar nuk hezitoi dhe filloi menjëherë të dhuronte disa lëvizje teknike mbresëlënëse para shokëve të skuadrës.

Pas disa numrave me topin, Zhegrova vendosi ta përmbyllte aksionin me një goditje drejt portës, por tentativa e tij përfundoi shumë lart, mbi kuadrat. Në atë moment, Vlahović ndërhyri me humor, duke i kërkuar kameramanit që ta “priste” atë pjesë të videos, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky moment i thjeshtë, por domethënës, reflekton një atmosferë të qetë brenda skuadrës. Veçanërisht bie në sy edhe raporti i mirë mes Zhegrovës, një futbollist nga Kosova, dhe Vlahović, lojtar serb, një dëshmi që sporti thyen barrierat e politikës dhe historisë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?