Vlahovic mban “peng” merkaton e Juventusit, nga sot i rritet rroga

Në shtëpinë bardhezi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes enigma Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb ka refuzuar ofertat që i kanë ardhur nga klubet turke dhe ato arabe, duke e bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë karrierën në Europë. Megjithatë, paga e tij e lartë është një pengesë serioze për shumë klube që mund të ishin të interesuara për shërbimet e tij.

Sot është një ditë kyçe për kontratën e Vlahovicit, pasi aktivizohet një bonus besnikërie prej 2.5 milionë eurosh, që e çon pagën e tij për sezonin aktual në 10.5 milionë euro. Edhe pse shpesh përmendet shifra prej 12 milionë eurosh në vit, e vërteta është se kontrata e firmosur nga Vlahovic në vitin 2022 me transferimin nga Fiorentina parashikon një rritje progresive të përfitimeve të tij.

Në dy sezonet e para ai ka përfituar një pagë bazë prej 8 milionë eurosh. Sot merr bonusin e parë besnikërisë, ndërsa më 30 qershor 2025 është planifikuar edhe një tjetër bonus, i cili do ta çojë pagën për sezonin 2025/26 në 12 milionë euro. Por edhe data 30 qershor 2026 përfaqëson një tjetër moment kritik: nëse deri atëherë nuk rinovohet kontrata, Vlahovic do të jetë i lirë të largohet me parametër zero nga Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një skenar që klubi dëshiron ta shmangë me çdo kusht. Prandaj drejtuesit janë të vendosur ta shesin që në këtë merkato verore, veçanërisht duke pasur parasysh se sulmi tashmë është ndërtuar rreth Jonathan David, që shihet si zgjedhja e re për repartin ofensiv.

Swiss Digital Mobile Reklama
Vlahovic mban “peng” merkaton e Juventusit, nga sot i rritet rroga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?