Vlahovic mund të rikthehet para kohe nga dëmtimi, mund të jetë gati në Derbin e Italisë

Juventusi mund të marrë një lajm shumë pozitiv në javët e ardhshme. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Dusan Vlahovic është pranë një rikthimi të parakohshëm, rreth dy deri në tre javë më herët se sa ishte parashikuar fillimisht. Kjo do të thotë se sulmuesi serb mund të jetë gati që në mesin e shkurtit, me ndeshjen e madhe kundër Interit, në fundjavën e 15 shkurtit, si objektiv kryesor.

Vlahovic është jashtë fushave që prej 29 nëntorit, kur u dëmtua në përballjen ndaj Cagliarit. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan një dëmtim serioz: dëmtim i shkallës së lartë në bashkimin muskul-tendinor të aduktorit të majtë. Megjithatë, që në fillim të dhjetorit, lojtari ka nisur intensivisht procesin e rikuperimit për t’u kthyer sa më shpejt në dispozicion të skuadrës.

Një hap i rëndësishëm ishte ndërhyrja kirurgjikale e kryer në Londër, për “riparimin e avulsionit tendinor të aduktorit të majtë”, siç njoftoi klubi në komunikatën zyrtare. Aktualisht, fizioterapia po ecën shumë mirë dhe në Torino mbizotëron një optimizëm i kujdesshëm se sulmuesi mund të jetë gati para fundit të shkurtit ose në fillim të marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pritje të rikthimit të tij, Juventusi ka gjetur sërish golin te Jonathan David, i cili realizoi ndaj Sassuolos pas penalltisë së humbur kundër Leçes, duke i dhënë më shumë qetësi repartit ofensiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse konfirmohet rikthimi i Vlahovic më 15 shkurt ndaj Interit, serbi do të humbasë edhe disa ndeshje të rëndësishme: sfidat e kampionatit kundër Cremonese, Cagliarit, Napolit, Parmës dhe Lazios, përballjet e Champions League ndaj Benfikës (21 janar) dhe Monacos (28 janar), si edhe çerekfinalen e Kupës së Italisë më 4 shkurt ndaj Atalantës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?