
Dusan Vlahovic nuk di të ndalet këtë sezon. Sulmuesi serb ka shënuar golin e avantazhit ndaj Empolit në fillimin e pjesës së dytë, edhe pse bardhezinjtë janë me një lojtar më pak në fushë.
Serbi realizoi brenda zonës pas një goditje nga këndi, duke shfrytëzuar një rrëmujë të mbrojtjes mike.