Vlerësimet nga SofaScore/ Asllani më i miri në fushë, Broja me notën më të ulët!

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Andorrës, në një sfidë ku kuqezinjtë patën kontroll të plotë të lojës. Statistikat flasin qartë: 66% zotërim topi, 12 tentativa drejt portës, por vetëm 2 goditje në kuadrat. Përballë një kundërshtari ultra–defensiv, Shqipëria gjeti zgjidhjen me një episod të vetëm – golin vendimtar të Kristjan Asllanit.

Andorra nuk arriti të krijonte asnjë rast të rrezikshëm, duke e lënë portën e Strakoshës të paprekur. Edhe Anglia ishte ndalur në vetëm një gol në këtë fushë dhe sfida e Shqipërisë ndoqi të njëjtin ritëm: e vështirë, e mbyllur dhe me pak hapësira, ku detaji bëri diferencën.

Vlerësimet e SofaScore

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani u shpall lojtari i takimit me notën 8.3, falë golit dhe organizimit të lojës në mesfushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendin e dytë për lojtarin më të mirë e mori kapiteni Berat Gjimshiti, i vlerësuar me 7.8. Qendërmbrojtësi ishte i pakalueshëm në prapavijë dhe afër golit, kur në fund të pjesës së parë goditi traversën.

Mario Mitaj, ndër lojtarët më aktivë në krahun e majtë, u vlerësua me 7.6, duke plotësuar podiumin e më të mirëve.

Nga ana tjetër, nota më e ulët i takoi Armando Brojës, vetëm 6.6, i vetmi futbollist nën vlerësimin 7. Paraqitja e zbehtë ndikoi dukshëm dhe sulmuesi shpërtheu në lot pas ndeshjes. Pas tij renditen Rey Manaj me 7.0, si dhe Hoxha e Laçi me nga 7.1.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?