Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në super klasiken, Partizani mund Skënderbeun

Vllaznia dhe Tirana nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Zharmuni. Ndërkohë në pjesën e parë Tirana ishte edhe e pafat pasi traversa i mohoi një tjetër gol.

Pjesa e dytë do të ishte më e zjarrtë me Balaj që riktheu baraspeshën në minutën e 55-të nga pika e bardhë e penalltisë.  Ndërkohë Ismajli kaloi në avantazh skuadrën e tij, por vetëm pas dy minutash Balaj i prishi festën duke shënuar një super gol nga goditja e dënimit.

Partizani mori fitoren e parë në këtë edicion të Superiores,m duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 në “Arena e Demave”.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 15-të me një gol mjaft të bukur nga distanca të shënuar nga Rrapaj. Korçarët u përgjigjën me të njëjtën mënyrë në pjesën e dytë me golin e Rabiu në minutën e 51-të.

Korçarët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 84-ët. Ishte pikërisht autori i golit, Rabiu, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Për të vendosur fatin e ndeshjes, fitoren në favor të skuadrës së Partizanit, mendoi Mehmeti, i cili me një goditje brenda zonës ka firmosur për 2-1. Partizani ngjitet në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet me 1 pikë.

SHKARKO APP