Vllaznia e femrave gati për ndeshjet e Champions League

Vllaznia në futboll për femra është gati për të bërë debutimin e saj në UEFA Champions League për sezonin futbollistik 2021-2022. Skuadra shkodrane pritet që të udhëtojë drejt Polonisë ku do të luajë ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj fitueses së çiftit, Ferencvarosh-Czarni.

Futbolliste të huaja, si nga Amerika, Kanadaja dhe Spanja, por edhe nga Kosova janë prurjet e shkodraneve në këtë merkato Vere. Afrimi i tyre pritet të shtojë cilësinë në radhët e ekipit shkodran që kërkon të rishkruajë historinë në Kupat e Europës.

Dy vite më parë, Vllaznia e femrave u kualifikua në UEFA Women Champions League, pas 2 fitoreve dhe një barazimi në grupin eliminator.

SHKARKO APP