Vllaznia fiton finalen e mbijetesës për në Superiore me 3 “perla” (VIDEO)

Vllaznia do të vijojë të mbetet në Kategorinë Superiore edhe në sezonin e ardhshëm. Skuadra kuqeblu triumfoi 3-1 kundër Besëlidhjes në duelin e “Play Off” për një biletë në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja do të zhbllokohej që në minutën e 15-të, me një goditje fantastike të Arsid Krujës në hyrje të zonës. 3 minuta më vonë, Herald Marku realizon një perlë të vërtet me një goditje shumë të fortë nga një distancë e largët.

Skuadra lezhjane nuk do të dorëzohej, teksa në minutën e 32-të Xhorxhevic do të realizonte një gol të bukur. Gjithsesi 13 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Gilman Lika shënoi një tjetër eurogol me një goditje në hyrje të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?