Vllaznia fiton klasiken kundër Tiranës, emocione dhe spektakël në “Selman Stermasi”
Vllaznia ka arritur një fitore të madhe 2-1 në klasiken kundër Tiranës të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi”. Ndeshja ishte e luftuar, por fraksioni i parë foli i gjithi për kuqeblutë.
Në minutën e 20-të të pjesës së parë, Zhivanaj pengon Kainën në zonë dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. Penallti dhe karton të kuq për mbrojtësin e Tiranës. Nga pika e bardhë e penalltisë Herald Marku do të mposhte portierin Bekaj. Vllaznia do të përfitonte nga avantazhi numerik do të gjente dhe golin e dytë në minutën e 29-të, kur Kaina do të dyfishonte shifrat.
Tirana u zgjua në pjesën e dytë, teksa u hodh e gjitha në sulm për të ngushtuar rezultatin, me golin që do të vinte në minutën e 47-të me Xhixhën që do të rihapte sfidën për vendasit. Më pas Marku mori të dytin të verdhë duke lënë shkodranët me 10 lojtarë dhe për të barazuar futbollistët në fushën e lojës.
Tirana mori frenat e lojës në minutat në vazhdim duke kërkuar golin e barazimit, por rastet e krijuara nuk shfrytëzohen siç duhet nga lojtarët bardheblu.
Kampionët e Shqipërisë do të kishin disa mundësi të mira shënimi në fundin e ndeshjes, por topi do të stampohej në një rast në transversë. Vllaznia ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa për Tiranë është humbja e parë për këtë sezon, teksa mbetet në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjesh.
KOHA JONË SONDAZH

