Vllaznia humbet me 7 gola sfidën e parë ndaj Interit në Europa Cup

Skuadra e vajzave të Vllaznisë ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e parë të fazës finale kualifikuese të Europa Cup, duke u mundur me rezultatin 7-0 nga Interi në ndeshjen e zhvilluar në Milano.

Sfida u dominua nga vajzat zikaltër që morën kontrollin e lojës që në minutat e para. Një autogol i Bajraktarit hapi serinë e golave, ndërsa më pas Ëullaert realizoi një dopietë, me Detruyer që vulosi pjesën e parë në 4-0.

Në pjesën e dytë, Interi nuk u ndal, duke shtuar epërsinë me një gol të Bugeja-s dhe dy të tjera të Polli-t, për të mbyllur takimin me shifrat 7-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo disfatë e thellë e vendos kampionen shqiptare përballë një misioni thuajse të pamundur për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” më 15 tetor, në orën 18:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?