Vllaznia i bën dhuratë sulmuesin e Togos trajnerit Brdaric

Thomas Brdaric ka marrë një dhuratë për ditëlindjen edhe nga drejtuesit e klubit, që kanë zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit anësor nga Togo, Kodjo Elom Nya-Vedji.

Futbollisti 23-vjeçar mbërriti në Shkodër ditën e premte dhe kreu dy seanca stërvitore me kuqeblutë, duke bindur me performancën e tij, ndërsa sot erdhi edhe zyrtarizimi, pasi hodhi firmën mbi kontratë.

Kodjo Elom Nya-Vedji është 23 vjeç dhe luan në të dy krahët e sulmit, teksa shpejtësia është një nga cilësitë më të mira që disponon. Sulmuesi vjen nga kampionati malazez, ku së fundi ka qenë pjesë e Zetës dhe ka shënuar 3 gola në 16 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?