Vllaznia inatoset me Partizanin për Tafilin, largohet edhe Bregu

Shtatë futbollistë të rinj ishin të pranishëm në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë, dhe janë testuar në një ndeshje kontrolli kundër ekipit të Adës.

Tre futbollistë ukrainas, sulmuesi 31-vjeçar Vladimir Ordinski, sulmuesi tjetër, Bogdan Samatuga, dhe mesfushori Antonio Grigorijevoc; kosovari Mërgim Neziri, shqiptaro-malazezin Ronaldo Rudoviç, vlonjate Dejvi Bregu dhe shkodrani Franko Jakova. Paraqitja e tyre nuk ka lënë ndonjë shije të mirë te trajneri Armando Cungu, që pas kësaj ndeshjeje është shprehur shumë i pakënaqur nga forma e treguar prej atyre që ishin në provë.

“Kjo është në vazhdën e testimeve që bëmë edhe në Ulqin. Janë lojtarë që nuk vlejnë absolutisht. Ata jo vetëm që nuk bëjnë asnjë diferencë, por janë shumë më poshtë sesa lojtarët aktualë, që kemi në skuadër, prandaj nuk kemi pse të diskutojmë më tej me to. Ndoshta  duhet pak më vëmendje për mbrojtësin shqiptaro- malazez, i cili ka qenë pjesë e Deçiçit të Tuzit dhe nuk ishte në formë,  pasi po kalonte një gjendje gripale”, – tha Cungu. Vllaznia është në pritje të rikthimit të Elsid Tafilit, por trajneri Vungu u shpreh se Partizani që mban kartonin e tij, shpesh devijon nga bisedimet. Mesfushorit 20-vjeçar vlonjat, Dejvi Bregu, pas miqësores së djeshme dhe pas bisedës edhe me drejtuesit e klubit shkodran, nuk ka rënë dakord për anën kontraktuale të kontratës dhe është larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?