Vllaznia kthen në shtëpi “me mirëkuptim” dy kosovarët

 

Vllaznia, pas fitores 4-0 me Flamurtarin dhe zgjidhjes së krizës financiare, bëri të ditur se sot ka prishur kontratat me dy futbollistët e saj, Adnan Haxhaj dhe Kreshnik Lushtaku.

Të dy këta futbolliste duke parë  pozitat e tyre në skuadër sepse kishin kohë që kishin humbur vendin në formacion, kanë bërë një kërkesë që të  largohen nga skuadra. Largimi i tyre është aprovuar edhe nga ana e trajnerit, i cili nuk i kishte në planet e tij dhe për këtë arsye, pasditen e sotme administratori i klubit me të dy futbollistet ka firmosur akt-marrëveshjet përkatëse për ndërprerjen e kontratave me mirëkuptim përpara afatit përfundimtar të tyre. Me pas, ata janë likujduar financiarisht për pjesën kur kane qenë pjese e klubit të Vllaznnsë dhe  kanë marrë rrugën drejt Kovovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësisoj, Vllaznia ka nisur që tani të mendojë për ndryshimet e pritshme në merkaton muajit janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?