Vllaznia merr rrogat në prag festash, pret e qetë Flamurtarin “e varfër”
Pas shumë premtimesh të shtyra më në fund futbollistët shkodranë janë shpërblyer me dy paga mujore nga klubi duke marrë në këtë mënyrë shpërblimin e parë financiar për këtë sezon. Bëhet fjalë për pagat e muajve Gusht-Shtator dhe nga drejtuesit është premtuar se po punohet për të lëvruar shumë shpejt edhe fondin për pagën e tretë, por e rëndësishme është që futbollistët më në fund kanë marrë një pjesë të detyrimit cka rrit optimizmin në skuadër në prag të një ndeshjeje të rëndësishme si ajo me Flamurtarin.
Por ndryshe nga ekipi vlonjat, që ka ende probleme financash, te Vllaznia ka ndryshuar çdo gjë, teksa këtë sezon. Të dyja ekipet janë penalizuar dukshëm nga problemet financiare që janë reflektuar edhe në fushën e blertë, ku duhet thënë gjithsesi se paraqitjet e mira nuk kanë munguar.
Vllaznia ka qenë edhe më keq, sepse varet nga bashkia dhe nuk ka sponsor, madje rrezikon rënien. Ky ekip është mundur në 3 javët e fundit nga 3 skuadrat e para të kampionatit, me Skënderbeun në Korçë, ndaj Teutës dhe në fund ndaj Partizanit në Qemal Stafa ku pësoi golin e vetëm të takimit pasi kishte rezistuar për 90 minuta. Gjithsesi pavarësisht lojës së shprehur rezultatet kërkohen me cdo kusht pasi Vllaznia vuan në klasifikim ku renditet në vendin e fundit dhe i duhen sa më shpejt pikë për të siguruar mbijetesën. Në këtë optikë ndeshja me Flamurtarin ka një objektiv të vetëm, fitoren me trajnerin Armir Grima që ka rikuperuar për takimin e kësaj të Shtune në Reshit Rusi mesfushorin boshnjak Semir Haxhibulic dhe mbrojtësin Esin Hakaj, ndërkohë që shpreson të ketë të gatshëm edhe sulmuesin Sosa për të cilin do të vendoset vetëm pak para ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

