Vllaznia merr tre pikët në Fier, fundoset Apolonia

 ndaj Apolonisë, në fushën e këtyre të fundit. Goli i realizuar nga sulmuesi uruguaian, Sosa ka mbetur në fuqi për gjithë takimin duke i siguruar një fitore me mjaft vlera Vllaznisë dhe njëkohësisht duke e larguar atë nga “zona e ftohtë” e rënies në një kategori më poshtë. Pavarësisht lojës të mirë dhe presionit të vazhdueshëm, sidomos në pjesën e dytë, Apolonia nuk ka mundur dot të dalë nga kjo ndeshje, qoftë edhe me të paktën 1 pikë.Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 14 pikëve, duke kaluar përkohësisht Teutën, e cila ka 13 pikë. Teuta pret sot Partizanin, ndërkohë që në Kukës do të luhet ndeshja kryesore e javës, mes vendasve e Skënderbeut. Në Tiranë, bardheblutë presin Laçin, ndërsa të hënën Flamurtari pret Elbasanin. Apolonia ndodhet në vend të parafundit, 5 pikë pas Teutës. Elbasani mbyll klasifikimin. Të dyja këto ekipe do të kenë të vështirë mbijetesën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?