Vllaznia mund Elbasanin dhe merr kryesimin e Kategorisë Superiore
Vllaznia ka dalë fituese në sfidën e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky sukses i jep shkodranëve kryesimin e vetëm në renditje, ndërsa për verdheblutë kjo ishte humbja e parë e sezonit.
Ndeshja u karakterizua nga një luftë e fortë në mesfushë dhe pak raste të pastra për gol, por momentin vendimtar e solli minuta e 41-të. Pas një aksioni të bukur në krah nga Lirim Kastrati, topi u devijua në zonë dhe përfundoi te Andrey Yago, i cili e dërgoi në rrjetë duke vulosur fitoren e Vllaznisë.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat provuan të ndryshonin rezultatin, por pa sukses. Elbasani kërkoi barazimin me disa tentativa nga distanca, ndërsa shkodranët administruan me zgjuarsi avantazhin.
Vllaznia merr tri pikë shumë të rëndësishme dhe ngjitet në krye të tabelës me 13 pikë, ndërsa Elbasani zbret në vendin e dytë me 11 pikë, duke pësuar një ndalesë të parë në një fillim sezoni mjaft pozitiv.
KOHA JONË SONDAZH

