Vllaznia mund Partizanin, Egnatia triumfon ndaj Dinamos
Vllaznia triumfoi në shtëpi ndaj Partizanit me rezultatin 2-0. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në minutën e 51-të Ildi Gruda i dha avantazhin Vllaznisë. Sulmuesi përfitoi nga një gafë në prapavijën e kryeqytetasve dhe realizoi.
Golin që vulosi takimin e shënoi Melos Bajrami në minutat e fundit me kokë. Kjo fitore e ngjit Vllazninë në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Partizani pëson humbjen e katërt radhazi dhe mban vendin e katërt me 40 pikë.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Egnatia ndaj Dinamos. Lushkja me penallti dhe Ujka me një super gol në pjesën e parë, i dhanë suksesin skuadrës rrogozhinase.
Egnatia mban vendin e parë me 52 pikë, ndërsa Dinamo me 5 pikë më pak, mban vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

