Vllaznia në kërkim të golave, zyrtarizon afrimin e një sulmuesi moldav

Vllaznia ka bërë paraqitje të mira në pjesën e parë të sezonit, duke grumbulluar 23 pikë në 17 ndeshje, ndërsa janë shfaqur si një skuadër shumë solide në mbrojtje, por që vuan në gjetjen e golave.

Pikërisht në repartin e avancuar u përqendrua edh merkatoja e klubit shkodran gjatë këtij muaji, teksa pas sulmuesit nga Maqedonia Veriore, Simeon Hristov, sot u prezantua zyrtarisht edhe moldavi Eugen Sidorenco.

Ky i fundit luan si mesfushor i avancuar dhe ka një eksperiencë të gjerë edhe në kombëtaren e vendit të tij, ndërsa pas fazës përgatitore në Ohër, ka bindur stafin dhe drejtuesit, dhe sot është prezantuar zyrtarisht në klubin shkodran.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me dy blerjet e fundit dhe Likën, Shtubinën e Zogajn, që mbajtën peshën e repartit të avancuar në pjesën e parë të sezonit, Vllaznia synon të shënojë shumë më tepër gola dhe të tentojë një vend në zonën europiane të renditjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?