Vllaznia nuk toleron më gafat e Sherrit, transferon një portier nga Maqedonia e Veriut

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar sot se ka arritur akordin me portierin nga Maqedonia e Veriut, Andreja Efremov, i cili do të jetë pjesë e shkodranëve deri në fund të këtij sezoni.

Gardiani 27-vjeçar është federuar në listën e skuadrës B dhe sipas rregullores së FSHF-së, mund të luajë me skuadrën e parë menjëherë pasi të ketë debutuar me Vllazninë B.

Efremov ka veshur fanellat e skuadrave si Renova, Rabotnicki, Metalurg Skopje, etj., ndërsa ka provuar edhe përvoja jashtë vendit, si me portugezët e Famalicaos dhe bullgarët e Lokomotivës së Sofies.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten e kaluar,  Vllaznia u mposht nga Tirana pas një pasigurie të portierit të ri Alen Sherri, i cili rrezikon të mbetet në stol për një kohë të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?