Vllaznia pret biznesmenin koreano-jugor, nesër vendos Voltana Ademi
Të premten situata në klubin e Vllaznisë mund të bëhet më e qartë. Pas zërave të verës për interesimin e Safet Gjicit, i cili publikoi një letër të hapur me kushtet që kërkoi për të marrë drejtimin e klubit, tashmë është radha e një investitori nga Koreja e Jugut. Ish- mbrojtësi kuqezi, i lindur në Shkodër, Rudi Vata ka prezantuar një kërkesë në emër të shtetasit koreano-jugor, Ji Won Choie, i cili ka shfaqur interes për klubin, aksionet e të cilit i zotëron Bashkia e Shkodrës.
Pas marrjes së detyrës, kryebashkiakja e sapozgjedhur Voltana Ademi ka studiuar ofertën aziatike dhe pritet që të premten të zhvillojë edhe takimin e parë me biznesmenin koreano-jugor dhe ish mbrojtësin shqiptar, që e nisi karrierën në radhët e Vllaznisë në vitin 1988. Rishikimi i pozicionit të bashkisë në lidhje me skuadrën e futbollit të qytetit verior ishte një nga pikat kryesore të programit të Ademit, e cila ka deklaruar se do të vlerësojë çdo ofertë serioze të investitorëve vendas dhe të huaj.
Gjithsesi, takimi i së premtes mund të konsiderohet vetëm një hap i parë, pasi investitori aziatik dëshiron të njihet me situatën financiare të klubit dhe më pas të bëjë propozimin e tij për një pjesë të aksioneve. Gjatë viteve të fundit, Vllaznia është financuar nga buxheti i bashkisw dhe nuk ka mundur tw konkurojw me ekipet pretendente pwr trofe, duke u larguar nga historia e saj e lavdishme.
KOHA JONË SONDAZH

