Vllaznia prezanton blerjen e radhës, sulmuesin Ismeal Dunga
Vllaznia nuk di të ndalet në merkato. Klubi shkodran ka siguruar ditën e sotme shërbimet e sulmuesit kenian, Ismeal Dunga, i cili është i ambientuar më së miri me futbollin shqiptar.
27-vjeçari sezonin që sapo u mbyll u shpall kampion i Shqipërisë me Tiranën, duke shënuar 4 gola në 14 ndeshje me bardheblutë. Në sezonin 2018-2019 spikati me fanellën e Luftëtarit me 7 gola në 24 ndeshje të Superiores.
“Vllaznia njofton se “drejtuesit e klubit kanë firmosur me sulmuesin Ismael Dunga një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Në këtë mënyrë pas përvojës së mëparshme me Luftëtarin dhe Tiranën në kampionatin shqiptar, tashmë Dunga nga sot nis një tjetër me ekipin tonë. Mirë se erdhe tek Vllaznia Ismael Dunga!”, shkruhet në njoftimin e kuqebluve.