Vllaznia, reagimi: Me këto ritme “Loro Boriçi” nuk përfundon as më 2017

Rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi” vijon me ritme shumë të ngadalta dhe kjo ka sjellë reagimin e  klubit “Vllaznia”, duke bërë të ditur se nëse vazhdohet kështu, atëherë impianti nuk do të jetë gati as në vitin 2017.

Në fillim u premtua se stadiumi “Loro Boriçi” do të ishte gati për ndeshjen Shqipëri-Serbi të tetë tetorit për eliminatoret e Euro 2016.

Me pak shanse për t’u arritur, ky objektiv dështoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Impianti i rikonstruktuar i Shkodrës ishte planifikuar të inaugurohej në nëntor, me një miqësore luksi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gati dy muaj larg edhe ky premtim pret vetëm dështimin zyrtar.

Pamjet që vijnë nga stadiumi nën rikonstruksion flasin vetë. Pasi u konfirmua se nuk do të jetë për në tetor, duket se punimet kanë ngecur.

Por nëse kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy sfidat e fundit në eliminatoret e Euro 2016 në “Elbasan Arena” dhe se miqësorja e luksit në nëntor do të ishte vetëm simbolike, ajo që po vuan më shumë vonesat në rikonstruksionin e impantit është Vllaznia.

Skuadra shkodrane luan jashtë qytetit ndeshjet e saj, ndërsa sipas klubit, kjo ka sjellë pasoja negative në aspektin sportiv dhe financiar.

Me anë të këtij reagimi zyrtar, klubi Vllaznia shpreson të verë në lëvizje organet kompetente në mënyrë që punimet të përshpejtohen dhe stadiumi të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?