FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia turpërohet në Kosovë, Malisheva e Brdariçit e eliminon me “manita”

Vllaznia i ka dhënë fund aventurës së saj në Ligën e Konferencës, pasi u eliminua në mënyrë të rëndë nga Malisheva. Skuadra shkodrane u mposht me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues, duke shpërdoruar avantazhin 2-1 të marrë një javë më parë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në stadiumin e Malishevës, vendasit e drejtuar nga ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, dominuan takimin nga fillimi në fund. Goli i parë erdhi në minutën e 34-t, kur Uka zhbllokoi sfidën, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë Ibishi shënoi për 2-0, rezultat që përmbysi avantazhin e kuqebluve në total.

Në pjesën e dytë, Malisheva nuk e hoqi këmbën nga gazi. Uka realizoi golin e dytë personal në minutën e 52-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Veliu thelloi diferencën në 4-0. Në minutat e fundit, Dulaj vulosi fitoren me golin e pestë, duke kompletuar një mbrëmje historike për skuadrën kosovare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vllaznia nuk arriti të reagojë në asnjë moment, duke zhvilluar një nga paraqitjet më të dobëta të viteve të fundit në arenën europiane. Skuadra shkodrane u shfaq pa ide në sulm dhe me shumë probleme në mbrojtje, duke pësuar një eliminim të rëndë që lë shije të hidhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?