Volejboll, Anila Hoxha i merr postin drejtues Leonard Tases
Ish-volejbollistja Anila Hoxha emwrohet sekretarja e re e Federatës Shqiptare të Volejbollit, duke zërw vendin në këtë detyrë tw Leonard Tases. Ky i fundit, në fillim të kësaj jave ka paraqitur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dorëheqjen, e cila ka ardhur pas disa konflikteve si me kryesinë e FSHV-së ashtu dhe presidentin e saj Adrian Doçi.
Dorëheqja e Tases qëndroi 48 orë në tavolinën e Ministres, znj.Lindita Nikolla, që më pas firmosi emërimin në postin e sekretares së një prej Federatave më të rëndësishme e të mëdha të vendit, asaj të volejbollit, Anila Hoxhës. Kjo e fundit është një emër i njohur i volejbollit shqiptar, kampione e Shqipërisë me Studentin e Teutën, ndërkohë që është aktivizuar fillimisht me Korabin e më pas edhe me Dinamon. Ajo ka luajtur edhe me ekipin kombëtar.
Muajt e fundit, Hoxha u zgjodh në kryesinë e Federatës së Volejbollit, pas dorëheqjes që kishin dhënë disa nga anëtarët e saj. Por shpejt ajo ngjit shkallët dhe që prej së premtes është emëruar sekretare e FSHV-së. Madje mësohet se Anila Hoxha është paraqitur në detyrën e re që gjatë kësaj jave, ndërkohë që do të ketë detyrën e përgatitjes së sezonit të ri sportiv 2015-2016.
KOHA JONË SONDAZH

