Volejboll Meshkuj dhe Femra, dominon Tirana
Skuadra nën-kampione e Shqipërisë në volejbollin për Femra, Tirana ka arritur të mposht Skënderbeun në Korçë me rezultatin 3-0, teksa me të njëjtën monedhë i është përgjigjur edhe skuadra kampione e Marin Barletit, që ka mundur në Tiranë, vajzat nga Shkodra të Vllaznisë.
Të dyja këto skuadra pritet të jenë rivale të forta për titull deri në fund dhe me shumë siguri edhe këtë sezon do të kemi një finale mes dy skuadrave të kryeqytetit, të cilat për këtë sezon ndeshjen e parë mes tyre, të vlefshme për sezonin e rregullt të kampionatit do ta zhvillojnë pikërisht këtë të shtunë, një derbi i shumë pritur për të dyja skuadrat, të cilat janë me pikë të barabarta në kuotën e 18 pikëve me të gjitha setet e fituara deri më tani. Kjo sfidë është një mundësi e vërtet për të parë diferencat me skuadrave, ku duhet nënvizuar fakti, se nga njëra anë është Tirana, e cila është rritur jo nga investimet, por falë pasionit dhe sakrificës së teknikut të saj, Ardian Gorenxa, ndryshe nga skuadra e Marin Barletit, që ka statusin e një skuadre private, ku investimet nuk i kanë munguar.
Rezultatet:
imagesSkënderbeu – Tirana, 0-3 (15-25, 23-25, 24-26)
Barleti Volej – Vllaznia, 3-0 (25-5, 25-20, 25-10)
Elbasani – Teuta, 0-3 (11-25, 21-25, 15-25)
Partizani – Flamurtari, 3-1 (25-10, 22-25, 25-10, 25-10)
Renditja: Tirana 18 pikë (6/0), Barleti Volej 18 pikë (6/0), Skënderbeu 11 pikë (4/2), Teuta 9 pikë (3/3), Partizani 9 pikë (3/3), Vllaznia 4 pikë (1/5), Elbasani 3 pikë (1/5), Flamurtari 0 pikë (0/6).
Volej meshkuj, Tirana “ndal” Vllazninë dhe merr kryesimin
Tirana e volejbollit për meshkuj ka ndalur hapin fitues të VllaznisVolejboll-Meshkuj-Tirana-Studenti-1-3-bllok-2015ë në “Farie Hoti”,duke i mundur 3-0 shkodranët, që vinin pas katër fitoreve radhazi. Bardheblutë kanë fituar me vështirësi dy setet e para, 25- 23 dhe 25-22, ndërsa setin e tretë e fituan lehtësisht 25-15. Paralelisht me këtë përballje, Teuta ka mundur Farkën me rezultatin 3-2, në një super sfidë të zhvilluar në Durrës, ku bregdetarët i vështirësuan jetën vetes pas fitores në setin e parë.
Kampionati i volejbollit për meshkuj po bëhet gjithnjë e më shumë emocionues, pasi çdo jave rokadë në krye të renditjes dhe pas ndeshjeve të sotme është Tirana ajo që udhëheq, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve. Javën e ardhshme bardheblutë e Kojës do të luaj në derbin ndaj Farkës në Farie e Hoti, ndërsa në mesjavë, do të luhet sfida e prapambetur mes
Rezultatet:
Studenti – Elbasani, 3-1 (25-11, 19-25, 25-16, 25-22)
Teuta – Farka Volej, 3-2 (25-19, 18-25, 12-25, 25-21, 16-14)
Tirana – Vllaznia, 3-0 (25-23, 25-22, 25-16)
Skënderbeu (pushim)
Renditja:Tirana 12 pikë (4/1), Vllaznia 11 pikë (4/2), Farka Volej 10 pikë (3/1), Teuta 9 pikë (3/2), Studenti 6 pikë (2/2), Skënderbeu 3 pikë (1/4) dhe Elbasani 0 pikë (0/5). *Shënim: Farka Volej e Studenti kanë një ndeshje më pak
KOHA JONË SONDAZH

