Volejboll Meshkuj, Studenti i jep leksione Tiranës
Kampioni i Shqipërisë në Volejboll për meshkuj do të vendoset në ndeshjen e pestë. Studenti fitoi 3-1 me sete ndaj Tiranës, në takimin e katërt me rezultatin 25-14, 25-18, 23-25 dhe 25-19. duke dominuar këtë përballje e duke i dhënë vetes luajtjen e takimit përfundimtar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Finalja e katërt në “Fahrie Hoti” nisi me një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve të Tiranës, që kërkonin fitoren e titullit kampion, me suksesin në ndeshjet e katërt por gjeti përballë një Student të mirëorganizuar në ndryshim nga ndeshja e tretë. Skuadra e Ylli Tomorrit e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen duke fituar pa shumë probleme, sidomos në setin e parë kur rezistenca e Tiranës ishte pothuajse inekzisetente. Shifrat në këtë set ishin në favor të Studentit 25-14 ndërkohë që nuk ndryshoi shumë dhe në setin e dytë ku sërish loja e Studentit ishte superiore, me Tiranën që megjithatë qëndroi pak më shumë në lojë duke humbur 18-25. Me vetëm 32 pikë të shënuara në dy setet e para, një reagim i bardhebluve dukej i vështirë, megjithatë ekipi Tiranës arriti të ndryshojë lojën në setin e tretë duke siguruar menjëherë një shkëputje 4-1. Rezultati vazhdoi të thellohej dhe me të tej, me Tiranën që kryesoi deri në 19-13. Studenti u afrua deri në 21-19, por Tirana u shkëput sërish në +4, përpara se dy gabime të Tiranës të conin rezultatin në 23-21. Gjithsesi një ngecje e topit i dha Tiranës një setpoint, që bardheblutë nuk e shfrytëzuan. Gjithsesi Tirana arriti ta fitojë këtë set 25-23. Në setin e katërt, Studenti u rikthye sërish te loja më e mirë dhe e mbylli pa shumë probleme setin 25-19 duke cuar në 2-2 serinë e duke shtyrë përcaktimin e titullit për ndeshjen e të premtes.
KOHA JONË SONDAZH

