Volejboll meshkuj, Ylli Tomori: Ekipi që stërvis, nuk ka ku stërvitet

Kampion i Shqipërisë prej sezonesh radhazi dhe lider në volejbollin e meshkujve, por trajneri i Studentit,i Ylli Tomori, është i dënuar të endet sa nga një ambient te një tjetër për stërvitje. Keqardhje e shprehur nga vetë “arkitekti” i kryeqytetasve në një prononcim për të përditshmen më të madhe sportive shqiptar. – “Për vitin që lamë pas, dihet që Studenti u shpall kampion, fitues i kupës, pjesëmarrës në Kupat e Evropës, skuadra më e mirë e sezonit për volejbollin, – ka deklaruar Ylli Tomori. – “Natyrisht, këto objektiva do të ruhen edhe në vazhdim. Kemi marrë lojtarë të rinj, që kanë shumë perspektivë e që punojnë mjaft mirë. Për momentin, kemi katër lojtarë të vjetër që quhen shtylla të skuadrës,” thekson Tomorri. – “Ata janë Elton Tukseferi, Klodian Kasa, Altin Gorenxa dhe Blerin Memia, ndërsa 10 të tjerë janë të rinj, duke filluar nga Krisi Martiro 18- vjeç, vëllai i tij Ledio Martiro 20 vjeç dhe më i “vjetri” mes tyre është Ditmir Rrashketa, 24 vjeç, – ka vijuar Tomori. – “Pra mosha e mesatare e ekipit kur aktivizohet pa lojtarët e vjetër është 21 vjeç. Kështu është një arritje e madhe pavarësisht se kushtet e stërvitjes mungojnë te Studenti me prishjen e palestrës,” – thekson Tomori. – “Ekipet e moshave ekzistojnë, por në ilegalitet, – ka vijuar trajneri i Studentit. – “Nuk dinë se ku stërviten, ku të strehohen. Për dijeni, jemi ekipi më i mirë për momentin në Shqipëri dhe kemi shumë më pak kushte se kushdo skuadër tjetër, përfshi Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, Korçën.” Trajner i Studentit ka theksuar se, nëse ekipi do të kishte këto kushte që kanë të tjerët, do të ishte akoma më mirë dhe më të pasur në drejtim të elementit të ri. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?