Volejbollistja ruse mbi dy metra e gjatë ndalohet të futet në Kosovë

 

Klubi i volejbollit të femrave Skenderaj nuk ka arritur ta shfrytëzojë mungesën e njërës prej volejbollisteve më të mira të skuadrës izraelite Hapoel Kfar Saba, ruses Anastasiia Barabanshchikova.

Volejbollistja e gjatë 201 cm nuk u lejua të hyjë në Kosovë në mungesë të vizës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo menjëherë u kthye për Izrael.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëkëtë, skuadra e saj u kualifikua në raundin e dytë të garave “Challenge Cup”. Skuadra izraelite të martën mbrëma në Prishtinë, mposhti kampionen e Kosovës, Skenderajn, me rezultatin 3:0 në sete (16:25, 21:25, 23:25).

Me të njëjtin rezultat e mposhti edhe në Izrael javën e shkuar.

Trajneri i ekipit mysafir Chen Hymelfarb, pavarësisht fitores tha se i erdhi keq që nuk e pati me vete volejbollisten ruse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?