Vora debuton me fitore në stadiumin e ri, i shkakton humbjen e tretë radhazi Partizanit

Partizani arriti të sigurojë tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Vorës, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai ia doli të triumfojë në shtëpi përballë ekipit të Oltijon Kërnasë, pas një takimi të mbushur me emocione.

Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe tensioni, ndërsa momenti kyç erdhi pak para pushimit, kur Partizani fitoi një penallti. Toma mori përsipër ekzekutimin, por tentativa e tij u ndal nga shtylla, duke lënë rezultatin të pandryshuar.

Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit rritën presionin dhe kërkuan me ngulm golin e avantazhit. Përpjekjet e vazhdueshme u shpërblyen vetëm në minutën e 90-të, kur Dario Daka realizoi golin vendimtar, duke i dhënë fitoren Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat shtesë pati nervozizëm dhe tension të lartë në fushë. Arbitri Albert Doda u detyrua të ndërhyjë, duke ndëshkuar me karton të kuq trajnerin Arian Bellai, ndërsa Partizani festoi një sukses të rëndësishëm në kampionat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?