Vozinha u zyrtarizua në Kili, por nuk mund ta përdor epitetin e tij te Colo Colo
Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, është zyrtarisht futbollist i Colo-Colo, por aventura e tij në futbollin kilian ka nisur me një pengesë të pazakontë.
Sipas mediave kiliane, rregullorja e Primera División nuk lejon që futbollistët të përdorin pseudonime në fanellat zyrtare. Neni 36 i kampionatit përcakton se lojtarët duhet të mbajnë vetëm mbiemrin e tyre, duke përjashtuar përdorimin e emrave artistikë ose nofkave.
Kjo do të thotë se Vozinha, emri me të cilin njihet në mbarë botën e futbollit, mund të mos figurojë në fanellën e tij me Colo-Colo. Emri i tij i plotë është Josimar José Évora Dias dhe, nëse rregullorja nuk ndryshon, ai do të detyrohet të luajë me mbiemrin e tij.
E vetmja mundësi që portieri të vazhdojë të mbajë pseudonimin “Vozinha” në fanellë është një ndryshim i rregullores, i cili duhet të miratohet nga Këshilli i Presidentëve të futbollit kilian, pas një kërkese zyrtare nga drejtuesit e Colo-Colo.
Në të kundërt, gardiani i Kepit të Gjelbër do të duhet të heqë dorë nga emri që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës dhe që u bë edhe më i njohur pas paraqitjeve të shkëlqyera me kombëtaren e tij në Kupën e Botës 2026.
KOHA JONË SONDAZH

