Vritet me armë zjarri nga bandat futbollisti i Ekuadorit, Pineida

Dhuna që ka përfshirë Ekuadorin ka goditur edhe botën e sportit. Mediat vendase raportojnë se Mario Pineida, futbollist i klubit Barcelona SC, është vrarë pas një atentati të ndodhur në qytetin port të Guayaquil.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, kur 33-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri. Klubi Barcelona SC konfirmoi humbjen përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të lojtarit të tyre.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë zyrtarisht vdekjen e lojtarit tonë Mario Pineida, një ngjarje tragjike që ndodhi pas një sulmi kundër tij në Guayaquil”, thuhet në reagimin e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mario Pineida ka qenë pjesë e përfaqësueses së Ekuadorit në Kupat e Botës 2018 dhe 2022, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe për Fluminense në Brazil, në vitin 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Brendshme e Ekuadorit konfirmoi vdekjen e futbollistit dhe bëri të ditur se është ngritur një njësi speciale policore për hetimin e rastit. Sipas autoriteteve, Pineida u sulmua nga dy persona që lëviznin me motoçikleta, të cilët hapën zjarr ndaj tij, nënës së tij dhe një gruaje tjetër që ndodhej pranë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?