“Vritni serbët”, tifozët kroatë tërbojnë malazezët dhe serbët me sloganet e tyre (VIDEO)

Ndeshja miqësore mes Malit të Zi dhe Kroacisë pranë Goricës u shoqërua me incidente në tribuna. Një grup prej rreth 550 tifozësh kroatë kanë brohoritur slogane të dhunshme dhe fyese ndaj serbëve, duke përdorur të njëjtën thirrje që prej vitesh dëgjohet nga tifozët serbë në drejtim të shqiptarëve dhe rivalëve të tjerë: “Vritni serbin…”

Ky refren, i njohur për retorikën e tij ekstremiste, u përdor këtë herë si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj tifozëve serbë, të cilët shpesh bëjnë thirrje të ngjashme edhe kur nuk përballen me Shqipërinë apo Kroacinë.

Mediat serbe, të cilat zakonisht nuk reagojnë kur thirrjet kanë në shënjestër shqiptarët, këtë herë e kanë denoncuar ashpër sjelljen e tifozëve kroatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve, sloganet e urrejtjes kaluan edhe në tone fetare, me fyerje ndaj besimit ortodoks. Në këtë moment, tifozët malazez, të pranishëm në stadium, kanë reaguar duke fishkëllyer dhe shprehur pakënaqësinë e tyre, duke refuzuar të bashkohen me thirrjet ekstremiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADRIA TV (@adria__tv)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?