Vuçiç kritikon ashpër federatën serbe: Nuk duruan as 5 minuta, ranë pre e presionit anglez!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar hapur Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) për vendimin që ndeshja kualifikuese ndaj Anglisë për Kupën e Botës 2026 të zhvillohet në Beograd dhe jo në Leskovc, siç ishte planifikuar fillimisht.Sipas Vuçiçit, FSS ka rënë pre e presionit diplomatik.

“Nuk kanë mundur të përballojnë as pesë minuta presion nga ambasada britanike dhe të tjerët që kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Beograd. E pas dy ditësh, e ndryshojnë vendimin”, deklaroi presidenti nga Praga, për televizionin Informer.

Ai tha se kishte qenë personalisht për variantin që Serbia të luante në stadiumin ‘Duboçica’ në Leskovc, ku sipas tij, atmosfera ishte fantastike në ndeshjet kundër Andorrës dhe të tjera më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mua, njerëzit e Leskovcit nuk vlejnë më pak se ata në Beograd. Ata dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme ndaj kombëtares. Në ‘Marakana’ apo kudo në Beograd nuk do të kishim as 300 veta për disa ndeshje. Tani që vjen Anglia, anglezëve nuk u pëlqen të udhëtojnë në Leskovc? Nuk më intereson! Mora 10 kërkesa nga ambasada dhe nuk iu përgjigja asnjërës”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombëtarja e Serbisë, pas dy ndeshjesh në grup, ka 4 pikë, dhe në shtator e presin dy përballje të rëndësishme: më 6 shtator në Riga ndaj Letonisë dhe më 9 shtator kundër Anglisë, që do zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd. Më 11 tetor, Serbia pret Shqipërinë, po në Beograd. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?