Walker ka blerë 46 mijë euro qenin që i ruan vilën

Kyle Walker, i shqetësuar nga vala e grabitjeve të vilave të futbollistëve në Angli, ka vendosur që të blejë një qen të racës Doberman për të ruajtur banesën.

Sipas “The Sun”, mbrojtësi i Manchester City ka shpenzuar shumë për të marrë masa mbrojtëse për banesën e tij në Cheshire: plot 46 000 euro.

Anglezi ia ka vënë emrin Apollo qenit të tij të ri, duke u frymëzuar nga personazhi Apollo Creed, në filmin “Rocky”. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se Apollo është në fazë stërvitjeje, por Walker është shumë i kënaqur me investimin që ka bërë.

Paw Prints: Most 4.7M dog bites each year could be prevented | Valley Life  | tribstar.com

SHKARKO APP