Walker: Nico Williams duhet të më respektojë, do të jetë sfidë e bukur

Kyle Walker është i bindur se shokët e tij në repartin difensiv janë të duhurit për të ndalur yjet e Spanjës si Nico Williams dhe Lamine Yamal.

“Unë do t’i jap Nico Williams atë respekt që i jap të gjithë kundërshtarëve, por edhe ai duhet të më respektojë. Do të jetë një sfidë e bukur.

Lamine Yamal? Për një djalosh në atë moshë është diçka e mrekullueshme ajo që po prodhon. Mua nuk do të më vinte keq nëse ai nuk do të ishte gati për ndeshjen e radhës.

Por, mendoj se kemi në dispozicion lojtarët e duhur për t’i mbyllur hapësirat”, u shpreh Walker.

SHKARKO APP