Walker transferohet te Milani, nesër kryen vizitat mjekësore

Kyle Walker mund të konsiderohet një lojtar i Milanit. Klubi kuqezi ka mbyllur akordin për transferimin e mbrojtësit anglez. Marrëveshja me lojtarin ishte mbyllur prej kohësh, ndërsa së fundmi është zgjidhur çështja edhe me Manchester City-n.

Walker bashkohet me Milanin në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, ndërsa paga do të mbulohet nga klubi italian. Nesër mbrojtësi i djathtë do të udhëtojë drejt Italisë, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

SHKARKO APP